“Disa individë te Prishtina nuk sillen mirë me futbollistë të rinj. Ata kanë një politikë të gabuar.Për këtë arsye unë jam i interesuar për Liridon Latifin dhe Gentrit Begollin. Ai i pari nuk ka kontratë dhe besoj shumë që do ta transferojmë”, deklaroi Munishi për Arenën.

Ai foli tutje edhe për çështjen e stadiumit. “Ne duam të luajmë në stadiumin e Prishtinës dhe askush nuk na ndalë. Me ardhjen e kryesisë, do të vendosim. Sigurisht që në vendimin e Prishtinës për të mos na lënë që të luajmë aty investon edhe Bylbyl Sokoli.


Ai njihet si trajner që punon me fusha e me këso gjëra”, shtoi Munishi. Ai e ka filluar operacionin për ta shkruar historinë edhe me klubin e Hajvalisë, për titullin e parë kampion të kësaj skuadre. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app