LAJMI I FUNDIT:

Mund t’ju ketë ikur – Ronaldo shkëlqeu mbrëmë me het-trik, por goli i dytë ishte mahnitës

Mund t’ju ketë ikur – Ronaldo shkëlqeu mbrëmë me het-trik, por goli i dytë ishte mahnitës

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik për Portugalinë kundër Lituanisë dhe mbesin në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Portugalia mposhti Lituaninë 6-0 në Stadio Algarve për të kaluar një hap më afër kualifikimit në Euro 2020, me Ronaldon që shënoi tre gola.


34-vjeçari hapi llogarinë e tij të golave, duke shndërruar një penallti në minutën e shtatë për epërsinë 1-0.

Willian: Ronaldinho ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Willian: Ronaldinho ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Ai pastaj e dyfishoi epërsinë me një supergol. Sulmuesi i Juventusit shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 2-0.

Ronaldo më pas përfundoi het-trikun e tij në minutën e 65-të kur shënoi me qetësi nga brenda zonës së rreptësisë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.

Ylli i Juventusit tani ka shënuar 30+ gola për 13 vjet me radhë. Ai gjithashtu qon në 98 numrin e golave ndërkombëtar me Portugalinë.

Ai është vetëm nëntë gola larg nga mbajtësi i rekordit ndërkombëtar për meshkuj, Ali Daei, i cili shënoi 109 gola në 149 ndeshje për Iranin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori