LAJMI I FUNDIT:

A mund të funksionojë sistemi monetar me kriptovaluta?

A mund të funksionojë sistemi monetar me kriptovaluta?

A mund të ekzistojë një sistem monetar në të cilin monedhat dixhitale të emetuara privatisht të qarkullojnë si mjete të këmbimit? A është i qëndrueshëm një sistem i tillë? Si duhet të reagojnë autoritetet ndaj kriptovalutave? A mund të bashkëjetojnë këto monedha me paranë e emetuar nga shteti? A janë ato konsistente me një alokim efikas?

Këto janë disa nga pyetjet e rëndësishme që përhapja e papritur e kriptovalutave ka sjellë në diskutimet bashkëkohore të politikave.


Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ekonomistët Jesús Fernández Villaverde dhe Daniel Sanches, nga Rezerva Federale e Filadelfias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autorë të botimit shkencor “Mbi Ekonomiksin e Monedhave Dixhitale”, ndërtuan një model të konkurrencës për monedhat e emetuara privatisht, përcjell Telegrafi.

Ata konstatojnë se një marrëveshje thjesht private nuk arrin të krijojë një alokim efikas, megjithëse mund të sigurojë stabilitet të çmimeve, në kushte të caktuara teknologjike.

Konkurrenca në monedhë krijon probleme në kushtet e zbatimit të një politike monetare konvencionale. Megjithatë, është e mundur të hartohet një politikë që zbaton në mënyrë unike një alokim efikas, duke nxjerrë monedhat e emetuara privatisht jashtë tregut.

Autorët gjithashtu tregojnë se alokimi efikas mund të arrihet pa ndërhyrjen e autoriteteve me hyrjen e kapitalit prodhues. /Telegrafi/