LAJMI I FUNDIT:

Muja përballë Barcelonës, Rrahmani do të luajë në Santiago Bernabeu dhe Rrudhani kundër kampionit në fuqi – shtatë shqiptarët që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Muja përballë Barcelonës, Rrahmani do të luajë në Santiago Bernabeu dhe Rrudhani kundër kampionit në fuqi – shtatë shqiptarët që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Në Monaco të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve 2023/24.


Përballje të zjarrta do të ketë në garën më të madhe evropiane për klube, ku natyrisht Grupi F është i i vdekjes me PSG, Dortmund, Milan dhe Newcastle United.

Edhe këtë edicion nuk do të mungojnë futbollistët shqiptarë që do të luajnë në garën më të madhe për klube Ligën e Kampionëve.

Shtatë futbollistë shqiptarë do të luajnë në këtë garë ku dy janë reprezentues të Kosovës, tre të Shqipërisë si dhe një luan për Austrinë e një tjetër për Zvicrën.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani me Napolin e tij është vendosur në Grupin C, ku do të luaj në stadiumin legjendar Santiago Bernabeu përballë Real Madridit.

Përveç klubit mbretëror spanjoll, Rrahmani me Napolin e tij do të kenë punë edhe me Union Berlinin dhe skuadrën portugeze Braga.

Në Grupin D do të kemi dy futbollistë shqiptarë në dy klube të ndryshme. Kristjan Asllani aktivizohet me Interin, derisa te Salzburgu është super talentin Dijon Kameri.

Përveç Interit dhe Salzburgut në këtë grup janë edhe gjiganti portugez Benfica si dhe skuadra spanjolle Real Sociedad.

Edhe në Grupin E ka një përfaqësues shqiptar. Mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj është pjesë e Lazios derisa në këtë grup do të ketë punë me Feyenoordin, Atletico Madridin dhe Celticun.

Grupi G është i veçantë pasi në të është kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City.

Por sigurisht që sytë e shqiptarëve do të jenë te Young Boys Bern aty ku dy futbollistë tanë po luajnë me mjaft sukses.

Reprezentuesi kosovar Donat Rrudhani dhe ai zviceran Kastriot Imeri janë pjesë e kampionit në fuqi të Zvicrës dhe do të përballen me skuadrën më të fortë në botë për momentin. Përveç Cityt dhe Young Boysit në këtë grup janë edhe RB Leipzig dhe Crvena Zvezda.

Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve - Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha
Lexo po ashtu Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve - Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha

Një tjetër futbollist nga Kosova që do të na përfaqësojë është edhe Arbnor Muja me Antwerpin e tij.

Në fakt historia e Mujës është si në përallat më të bukura, pasi brenda një viti sulmuesi mitrovicas arriti të fitoj tre trofetë me Antwerpin (Kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Belgjikës) derisa tani do të luaj në Grupet e Ligës së Kampionëve.

Mitrovicasi një vit më parë ishte pjesë e Dritës derisa tani do të luaj kundër njërës nga skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit, Barcelonës.

Reprezentuesi shqiptar përveç përballjes me Barcelonën në Grupin H do të takohet edhe me Shakhtar Donetskun dhe Porton.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 19 shtator, derisa pikërisht në duelin e parë Muja me shok do të jenë nikoqir të Barcelonës./Telegrafi/

Lojtarët shqiptarë që do të luajnë në edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Amir Rrahmani – Napoli

Dijon Kameri – RB Salzburg

Kristjan Asllani – Inter

Elseid Hysaj – Lazio

Donat Rrudhani – Young Boys Bern

Kastriot Imeri – Young Boys Bern

Arbnor Muja – Royal Antwerp

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori