LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: I dhashë 50 mijë marka për ta gjetur gruan time, disa matrapazë më gënjyen

Muhaxheri: I dhashë 50 mijë marka për ta gjetur gruan time, disa matrapazë më gënjyen

Kanë kaluar 24 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, kurse Salih Muhxheri ende nuk di asgjë për fatin e gruas së tij, e cila ishte zhdukur që nga prilli i vitit 1999.

Ai rrëfen se si nuk është ndalur asnjëherë duke kërkuar për fatin e saj në mënyrë që ta kuptoj të vërtetën.


Përveç dhimbjes për zhdukjen e gruas së tij, ai ishte përballur edhe me njerëz që kishin kërkuar të holla, në këmbim të informacioneve për vendndodhjen e saj.

Këto informacione, sipas tij, kishin qenë të rreme, dhe se ato i ishin dhënë vetëm për të fituar materialisht nga ai.

“Tri vite kam bërë çmos, për me ardh te e vërteta, por më shumë kam hasur në njerëz matrapazë. Më kanë shku një shumë prej 50 mijë markash, për tri vite, duke më thënë se në filan vendin është. Më kanë marrë para në këmbim të informatave, jo janë në burgje ushtarake ose andej këndej. Shpesh më kanë paragjyku, pse ju ke besu. Po e marr shembull sikurse një të sëmurë, nëse i thu merre këtë hap se ka me të bë mirë, a ka njeri që s’e përdor. Edhe mua çdo rrenë që më ka ardh kam pasur qef t’i besoj”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.

Ai tregoi se gruaja e tij kishte dalë nga shtëpia, për të dërguar një lloj materiali në një fshat. Pas kësaj, nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur.

“Po flas për rastin personal timin, ajo ka qenë vetë e dyta me një grua të një kushëriri, kanë dalë prej shpisë, ku kam banuar në Ferizaj. Ato kanë pasur ta dërgojnë një material në një fshat, në prill të 1999.Unë nuk kam qenë aty, kam qenë pjesë e luftës. Janë dalë prej aty, fqinjët e i kanë përcjellë deri në një pjesë të caktuar, dhe ato nuk janë kthyer më. Dëshmitarë ka deri kur i kanë përcjellë, më andej s’ka më”, ka thënë ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori