LAJMI I FUNDIT:

Muçi flet për dy ndeshjet e muajit mars me Shqipërinë si dhe kalimin te Besiktasi

Muçi flet për dy ndeshjet e muajit mars me Shqipërinë si dhe kalimin te Besiktasi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka gjetur një atmosferë shumë të mirë në këtë grumbullim të parë të Kombëtares për vitin 2024.

Djaloshi kuqezi i konsideroi shumë të rëndësishme këto dy ndeshje ndaj Kilit dhe Suedisë, ndërsa u shpreh se skuadra mezi pret të zbresë në fushë dhe të tregojë vlerat e saj.


Ndër të tjera, Muçi foli edhe për një vend në listën e 23 lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Evropian, ndërsa nuk la pa përshëndetur edhe tifozët e Kombëtares.

Në fund, sulmuesi kuqezi bëri edhe një thirrje për lojtarin e 12-të të skuadrës.

Atmosfera në Kombëtare – Atmosfera është shumë e mirë. Ka qenë gjatë gjithë kualifikuese, një atmosferë fantastike me këtë grup. Jemi shumë të lidhur së bashku dhe një grup shumë i mirë. Evropiani? – Nuk e kam menduar. Dua të bëj mirë me klubin dhe në këto dy miqësore, që janë shumë të rëndësishme. Janë dy ekipe shumë të mëdha dhe mezi po pres t’i luajmë dhe të tregojmë veten të gjithë.

Gati për më shumë përgjegjësi? – Jam gati, por e vendos trajneri se kush luan. Duhet të punoj akoma edhe më fort. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe kam pasur minuta. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në këto dy miqësore dhe të tregojmë veten që jemi gati për një rol më të madh në Kombëtare.

Sa na motivon Evropiani për t’u angazhuar më shumë në klub? – Këto tre muaj janë shumë vendimtarë për të gjithë lojtarët e Kombëtares. Duhet të japim më të mirën për klubet tona, por edhe që të jemi pjesë e listës së Evropianit. Është zgjedhje e trajnerit, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në këto dy miqësore dhe ndeshjet e mbetura në kampionatet respektive. Duhet të kemi një motivim ekstra për fundin e këtij kampionati.

Sa ndikim do të kenë dy miqësoret për ndeshjet përfundimtare? – Nuk di të them sa ndikim do të kenë, por për ne si ekip janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për të qenë sa më gati për Evropianin. Janë dy ndeshje që luhen jashtë, besoj që tifozët do të vijnë edhe në Itali edhe në Suedi. I mirëpresim dhe jemi gati të bëjmë dy ndeshje shumë të mira për ta dhe për ne si ekip, që të tregojmë që jemi gati.

Sa ndikon lëvizja e Muçit të Beshiktash përpara Evropianit? – Synoj që të bëj sa më mirë në karrierën time. Lëvizja nga Polonia te Beshiktashi nuk është shumë e lehtë për t’u arritur. Kur erdhi oferta nuk e mendova dy herë, isha shumë i sigurt që është lëvizja e duhur. Besoj se kam marrë vendimin e duhur. Shpresoj të bëj sa më mirë dhe të tregoj vlerat e mia. Lëvizjen e parë nga Tirana te Legia e pata në janar dhe nuk e kam problem.

Mbështetja e tifozëve – E kam ndjerë që tifozët na mbështesin jo vetem mua, por të gjithë lojtarët. Pritshmëritë janë aty, duhet të bëjmë më të mirën, të stërvitemi dhe në këto miqësore të luajmë sa më mirë dhe të tregojmë veten. Uroj të marrim rezultate sa më të mira në këto ndeshje. Edhe në kualifikuese, brenda apo jashtë vendit, stadiumet ka qenë plot me tifozë. Na kanë mbështetur shumë dhe besoj se dhe në këto dy ndeshje do jenë aty për ne. I ftoj të jenë në stadium dhe të na mbështesin. Do bëjmë më të mirën në mënyrë që tifozët të ndihen që kanë një ekip shumë të denjë për Evropian.

Për kë flitet më shumë në Turqi, Manaj apo Muçi? – Nuk e di, por më e mira është që po flitet për ne që jemi nga Shqipëria. Kjo është diçka e mirë.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori