LAJMI I FUNDIT:

Muaremi: Hetojmë keqpërdorime të mëdha nga investuesit e jashtëm në Maqedoni

Muaremi: Hetojmë keqpërdorime të mëdha nga investuesit e jashtëm në Maqedoni

Njeriu i parë i Policisë Financiare Arafat Muaremi, thotë se një investim i madh i jashtëm, që akoma punon në vend është nën llupën e institucionit që ai drejton. Muaremi në një intervistë për Faktor, thotë se për këtë rast do të dëshmojnë se një pjesë e investitorëve kanë ardhur në vend vetëm për të marrë para nga buxheti.

Ai thotë se sa krim është bërë dhe sa është dëmi në buxhetin e shtetit, së shpejti do të mësohet. Sipas tij, investitorët janë futur në një luftë energjike me funksionarë të cilët “thithin” buxhetin e shtetit dhe të cilët janë të zhytur në raste kriminale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në numra nuk mund të flas, por për një kohë të shkurtë do të dalim edhe me një rast, i cili si investim është me shuma të mëdha. Pas përfundimit të hetimeve do të bindeni se ka edhe investime të huaja të cilat vijnë me një qëllim – sa më shumë të fitojnë para nga buxheti i shtetit dhe fonde tjera dhe të largohen nga Maqedonia”, tha Muaremi.

Muharemi ka qenë prokuror në Prokurorinë Speciale, prej ku u largua vetë që të kthehet në Drejtorinë e Policisë Financiare, ku ka qenë për shumë vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori