LAJMI I FUNDIT:

Muaji i vetëdijesimit për kancerin te fëmijët

Muaji i vetëdijesimit për kancerin te fëmijët

Joy from GjirafaMall ka zgjedhur që në muajin shtator të përkrah organizatat “Action for Health” dhe “Care for Kosovo Kids”, duke veshur platformën e saj me ngjyrë të artë. Këtë e bëjmë me qëllimin e rritjes së vetëdijesimit për këtë sëmundje dhe për të mbështetur financiarisht fëmijët e prekur me kancer.

Në Kosovë, çdo vit diagnostikohen me kancer 50 deri në 60 fëmijë, të cilët kanë nevojë për kujdes dhe trajtime të vazhdueshme.

Megjithatë, studimet tregojnë se shërimi është i mundur për më shumë se 80% të fëmijëve me kancer, nëse ata diagnostikohen herët dhe kanë qasje në trajtim të mirëfilltë.

Duke pasur parasysh mungesën e furnizimit me terapi dhe të aparaturës së nevojshme për shërim të kancerit në Kosovë, organizata të ndryshme jo qeveritare mundohen t’i dalin në ndihmë Spitalit të Pediatrisë, duke ngritur vetëdijen dhe duke mbledhur fonde në përkrahje të fëmijëve të cilët trajtohen në Repartin e Onkologjisë.

Si edhe mund ta imagjinoni, të përballesh me sëmundjen e kancerit është sfidë tejet e vështirë dhe udhëtimi jashtë shtetit për t’u kuruar mund ta bëjë atë edhe më të vështirë, e në shumë raste edhe të pamundur.  Pikërisht për këtë arsye, Joy from gjirafaMall mbështet fuqishëm organizatën “Action for Health” në fushatën “Bashkohu, Shpëto Jetë” e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe grumbullimin e fondeve për blerjen e aparaturës Plazmafer për Klinikën e Pediatrisë.

Përveç fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë”, Joy from GjirafaMall po ashtu ka mbledhur edhe fonde përbrenda kompanisë duke vendosur kutinë e dhurimit me moto “Në këtë shtëpi askush nuk lufton i vetëm”, në mbështetje të fëmijëve me kancer.

Artikull i sponzorizuar