LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Numri i imigrantëve në krahasim me vitin e kaluar është pesë herë më i lartë

MPJ-Maqedoni: Numri i imigrantëve në krahasim me vitin e kaluar është pesë herë më i lartë

Numri i imigrantëve që duan të arrijnë në Evropë përmes Maqedonisë është në rritje. Një nga arsyet është moti i mirë në këtë pjesë të vitit, por edhe situata e rëndë ekonomike në Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore. Këta janë imigrantë ekonomikë, dhe jo si në fillim të krizës kur kishte imigrantë që largoheshin nga luftërat në Siri dhe Afganistan.

“Situata është shumë e tensionuar. Tekstualisht, Afrika e veriut, Libia, Irani, Iraku janë shumë të destabilizuara dhe fiset luftojnë mes vete. Ka shumë kampe refugjatësh në Iran me diku 2.5 milionë refugjatë. Turqia, gjegjësisht politika e Erdoganit lidhur me kontestin që e ka me Evropën rreth mjeteve financiare dhe se në çdo moment mundet t’i lirojë ato”, tha Vladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhim të integruar kufitarë.


Rritja e valës së refugjatëve po ndodhë në kohën e pandemisë me Kovid – 19.

“Është çështja që absolutisht nuk u intereson atyre, gjegjësisht ata duan me çdo kusht ta realizojnë synimin e tyre. Çfarëdo sëmundje ngjitëse të ketë, ata do të vazhdojnë të funksionojnë gjegjësisht ruta që shkon nëpërmjet Maqedonisë, do të thotë ta kalojnë rutën ballkanike që të arrijnë deri në drejtimin e dëshiruar apo në Evropën Perëndimore”, u shpreh Pivovarov.

Sipas të dhënave të MPB, numri i emigrantëve është thuajse pesë herë më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Nga 13 maji deri më 12 qershor janë penguar 2643 tentime për kalim ilegal, shumica nga kufiri jugor. Dje qeveria solli vendim që ta vazhdojë gjendjen e krizës në një pjesë të caktuar të territorit të vendit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori