Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se është themeluar Fondi i Sigurisë, me ç’rast ftoi qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Kësaj ftese po i përgjigjen edhe shumë emra të njohur nga estrada, duke shprehur gatishmërinë që të rrisin këtë fond në të mirë të sigurisë së vendit.
Reperi Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se është i gatshëm të dhurojë edhe jetën për atdheun e tij po qe nevoja, e lëre më ndihmën financiare.
“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi. Pos të hollave që do i dhuroj, jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur! Zoti i bekoftë mërgimtarët! Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar 26-vjeçari në Facebook.
Një përgjigje pozitive për të ndihmuar Fondin e Sigurisë e ka dhënë edhe reperja e njohur Tayna.
Ajo së fundmi përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat e fituara nga një koncert në Zvicër, për fondin në fjalë.
“Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, shkroi reperja në një video të publikuar në Instagram. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën “Me gojë hapur ka mbetur Serbia”
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City