Djajtë e Kuq pësuan humbje prej 3-1 në Stamford Bridge nga Chelsea dhe kanë 14 pikë më pak se pozita e parë që mbahet nga Arsenali.

Megjithatë, menaxheri mendon se mund ta arrijë këtë diferencë pikësh, edhe pse shumëkush madje mund të thotë se United do ta ketë të vështirë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.


“Nuk do ta hedhim peshqirin (nuk do të dorëzohemi), derisa të jetë e pamundshme arritja. Obligimi është që të përpiqemi dhe të përfundojmë të parët. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë”.

“Nuk mendoj se pati dallim të madh në mes të dyja skuadrave, jo aspak. Dallimi ishte mbrojtja jonë gjatë ndërprerjeve. Asgjë tjetër”, ka deklaruar Moyes. /Telegrafi/

telegrafi sport app