Mourinho: Suarez e meritoi kartonin e verdhë

Në momentet e fundit të ndeshjes, përderisa Liverpooli ishte duke sulmuar në zonën e Chelseat, Samuel Eto’o e shtyu pak Suarezin, i cili u rrëzua përtokë duke kërkuar penalti, mirëpo gjyqtari i ndeshjes Howard Webb e vazhdoi lojën.
Për këtë situatë pati shumë reagime nga lojtarët e Liverpoolit dhe nga shumë njerëz të tjerë pas ndeshjes, të cilët pretendojnë se ishte penallti e pastër, mirëpo Mourinho mendon ndryshe.
“Eto’o i bëri ndërhyrje Suarezit? Eto’o vetëm e preki Suarezin. Ai papritmas u hodh në tokë sikur ta kishte vrarë dikush. Suarezi e meritoi kartonin e verdhë definitivisht”, ka thënë Mourinho pas takimit.
A ishte ndërhyrje e pastër apo ishte penallti, çfarë mendoni ju lexues të nderuar? /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































