LAJMI I FUNDIT:

Mourinho po mundohet ta bind Tielemansin të transferohet te Roma

Mourinho po mundohet ta bind Tielemansin të transferohet te Roma

Roma është duke bërë një sezon mjaftë të mirë, ku është në garë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Giallorosët gjithashtu kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe janë ndër skuadrat favorite për ta fituar trofeun e dytë evropian.


Të udhëhequr nga Jose Mourinho, Giallorosët duan ta përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi synimi mbetet të rikthehet titulli i kampionit në kryeqytet pas më shumë se 20 vitesh.

Reparti i mesfushës mbetet synim për tu përforcuar dhe tani trajneri Jose Mourinho ka një lojtar në listën e dëshirave për ta transferuar në afatin kalimtar veror.

Një ndër objektivat është mesfushori belg i Leicester City, Youri Tielemans i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me ‘Dhelprat’.

25-vjeçari ka vendosur të largohet në verë si lojtar i lirë dhe drejtuesit e Romës tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij.

Mungesa nga dëmtimet dhe kartonët – Jose Mourinho thotë se do ta marr një mbrojtëse nga ekipi i femrave të Romës
Lexo po ashtu Mungesa nga dëmtimet dhe kartonët – Jose Mourinho thotë se do ta marr një mbrojtëse nga ekipi i femrave të Romës

Vet trajneri portugez pritet të bëj të pamundurën për ta bindur Tielemansin t’i bashkohet atij në Olimpico.

Interesim për mesfushorin belg kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori