LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk dorëzohet për Fabinhon

Mourinho nuk dorëzohet për Fabinhon

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbetet i etur për të nënshkruar me mesfushorin brazilian të Monacos, Fabinho.

Djajtë e Kuq kanë dështuar të transferojnë gjatë afatit kalimtar të verës mesfushorin e skuadrës franceze.


Oferta e lartë e Unitedit për Fabinhon
Lexo po ashtu Oferta e lartë e Unitedit për Fabinhon

Megjithatë, sipas mediumit italian Calciomercato.com, interesi i Mourinhos ndaj lojtarit mbetet prapë i fortë.

PSG mendohet të jetë udhëheqëse në betejën për nënshkrimin e tij në fillim, por rregullat financiare të Fair Play tani janë të vendosura për të kufizuar shpenzimet e tyre.

Formacioni i Unitedit me lojtarët që ka kërkuar gjatë këtij afati kalimtar veror (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i Unitedit me lojtarët që ka kërkuar gjatë këtij afati kalimtar veror (Foto)

Thuhet se skuadra Mourinhos do ta shfrytëzoj këtë dhe se një ofertë prej 52 milionë funteve do të ishte e mjaftueshme për Monacon të hiqte dorë nga mbrojtësi.

Gjiganti francez, PSG dhe kampionët e Serie A, Juventusi gjithashtu janë cituar se do të ofrojnë një çmim të ngjashëm – por Zonja e Vjetër nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër. /Telegrafi/