LAJMI I FUNDIT:

Mourinho do një sulmues, Unitedi synon njërin mes Vardyt ose Chicharitos

Mourinho do një sulmues, Unitedi synon njërin mes Vardyt ose Chicharitos

Manchester Unitedi ka shënjestruar dy sulmuesit e njohur nga Liga Premier, Jamie Vardy dhe Javier Hernandez i njohur si Chicharito për ta transferuar njërin në afatin kalimtar të janarit.  

Djajtë e Kuq janë në kërkim të përforcimit të reja në skuadër dhe ky nuk është më një sekret.

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit emra të rinj për të vazhduar të jenë konkurrues në garat ku ata marrin pjesë.

Malcom po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze  
Lexo po ashtu Malcom po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze  

Gjatë muajit dhjetor, por edhe tani me hapjen e afatit kalimtar të janarit janë përmendur shumë emra si përforcime të mundshme të Unitedi.

Megjithatë, tani mediat angleze kanë përmendur dy emra të rinj në listën e Mourinhos, të cilët luajnë në fazën e sulmit.

United rivalizon Cityn, ofron Mkhitaryanin dhe 28 milionë euro për Sanchezin
Lexo po ashtu United rivalizon Cityn, ofron Mkhitaryanin dhe 28 milionë euro për Sanchezin

Sipas mediumit britanik The Telegraph, skuadra nga OldTrafford, përveç Alexis Sanchezit ka shënjestruar edhe Vardyn e Leicester Cityt dhe Chichariton e West Hamit.

Vardy duke festuar golin e tij ndaj Unitedit më 23 dhjetor të 2017 (Getty Images)

Vardy raportohet se është një opsion i shtrenjtë për Djajtë e Kuq, pasi sipas këtij mediumi “Dhelprat” nuk lëkunden nga 35 milionë funtet e kërkuara për të.

Chicharito duke festuar një nga golat e tij me fanellën e Unitedit (Getty Images)

Megjithatë, as rikthimi i ish-sulmuesit të tyre Chicharito nuk do të ishte i lirë, pasi në verë skuadra londineze, West Ham, ka paguar hiç më pak se 17 milionë funte dhe do donte t’i kompensonte ato. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori