LAJMI I FUNDIT:

Mourinho në garë për zëvendësimin e Pochettinos

Mourinho në garë për zëvendësimin e Pochettinos
Jose Mourinho (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Chelseat, Jose Mourinho, është konkurrent i fortë për ta marrë drejtimin e Tottenham Hotspur.

Pas rezultateve të dobëta në fillimin e këtij sezoni, klubi anglez vendosi ta shkarkonte Mauricio Pochettinon, përkundër se e dërgoi deri në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.


Tottenhami e shkarkon Pochettinon
Lexo po ashtu Tottenhami e shkarkon Pochettinon

Derisa po qarkullojnë emra të ndryshëm për listën e ngushtë të Spursave, strategu portugez është në krye të listës.

Mauricio Pochettino (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Mourinho është pa punë që nga dhjetori i vitit 2018 kur u shkarkua nga Djajtë e Kuq. Trajneri, i cili ka drejtuar edhe klube, si Porto, Real Madrid e Inter, ka refuzuar oferta të shumta, duke përfshirë ato nga Kina, Spanja e Portugalia.

Dhe tash thuhet se ai po e udhëheq garën për ta marrë drejtimin e Tottenhamit. Në ndërkohë, në garë janë të përfshirë edhe Massimiliano Allegri (ish-trajner i Juventusit), Eddie Howe (Bournemouth), Julian Nagelsmann (RB Leipzig) e Carlo Ancelotti (Napoli). /Telegrafi/

Carlo Ancelotti dhe Massimiliano Allegri (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)