LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Mposhtëm një ekip shumë të mirë, fitore e merituar

Mourinho: Mposhtëm një ekip shumë të mirë, fitore e merituar
Jose Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho mendon se Manchester Unitedi i tij meritoi fitoren në derbin e javës ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq fituan ndaj Bluve me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës Premier të zhvilluar në Old Trafford.

Kjo fitore e Unitedit erdhi me përmbysje falë golave të shënuara nga Romelu Lukaku në pjesë të parë dhe Jesse Lingard në pjesën e dytë.

Mourinho mposht Conten, Unitedi fiton me përmbysje ndaj Chelseat në derbin e javës (Video)
Lexo po ashtu Mourinho mposht Conten, Unitedi fiton me përmbysje ndaj Chelseat në derbin e javës (Video)

Sipas trajneri të Djajve, Mourinho, skuadra e tij luajti mirë në pjesën e dytë dhe e meritoi fitoren ndaj një ekipi që e ka cilësuar si shumë të mirë.

Man United luajti një lojë të madhe në pjesën e dytë (Getty Images)

“Mendoj se kemi mundur një ekip fantastik. Për disa arsye, ata ishin kampionët e sezonit të kaluar. Për disa arsye, ata luajtën ashtu siç bënë kundër Barcelonës. Për disa arsye, ata filluan lojën aq mirë sa filluan këtu”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ne mundëm një ekip shumë të mirë dhe ta mundësh një ekip shumë të mirë, ju duhet të organizoheni”.

Conte i buzëqeshë shakasë së Mourinhos, nuk munguan edhe përshëndetjet
Lexo po ashtu Conte i buzëqeshë shakasë së Mourinhos, nuk munguan edhe përshëndetjet

“Por kjo nuk mjafton, ju gjithashtu duhet të keni një shpirt të përulur ku të gjithë punojnë, të gjithë luftojnë, të gjithë përpiqen të ndjekin një plan të lojës”.

“E përsëris, ne mundëm një ekip shumë të mirë. Ne kemi qenë më të sigurt në pjesën e dytë dhe mendoj se nëse një ekip meritoi fitoren, ai ekip ishim ne”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/    

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori