LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kërkon transferimin e Werner dhe Gotze te Tottenhami

Mourinho kërkon transferimin e Werner dhe Gotze te Tottenhami

Tottenham Hotspur është në treg për nënshkrimin e një sulmuesi të ri dhe tashmë ylli i RB Leipzig, Timo Werner dhe ai i Borussia Dortmundit, Mario Gotze kanë përfunduar në radarin e tyre.

Harry Kanë është lënduar kohëve të fundit dhe mungesa e tij po vërehet shumë tek klubi londinez.


Trajneri Jose Mourinho ka përdorur Heung-min Son dhe Lucas Moura në qendër të sulmit, por asnjëri nuk ka arritur ta bind në atë pozitë.

Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin
Lexo po ashtu Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

Kështu, ai ia ka bërë të qartë presidentit të klubit, Daniel Levy, se duhet medoemos të ndërhyj dhe të transferojë një sulmues të ri.

Mourinho dëshiron sulmues në këtë afat kalimtar

Flitej për afrimin e Krysztof Piatek të Milanit dhe Willian Jose të Real Sociedadit, por marrëveshjen me këta të dy kanë dështuar.

Sidoqoftë, Levy mund të ketë një goditje mjeshtri nën mëngën e tij, pasi gazetar i BILD, Christian Falk, pretendon se Spurs kanë kërkuar ndihmën e agjentit Pini Zahavi pasi duan një sulmues nga Bundesliga.

Midis tyre janë dy emra jashtëzakonisht ambiciozë, por më emocionues është ai i  Timo Werner të RB Leipzig.

23-vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe është raportuar se ai është një objektiv i Liverpoolit dhe Real Madridit gjithashtu.

Fituesi i Kupës së Botës, Mario Gotze po konsiderohet gjithashtu nga Spurs. Ai ka bërë vetëm pesë ndeshje si titullar te Dortmundi këtë sezon dhe forma e tij rënë ndjeshëm në klub që nga kthimi i tij nga Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori