LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kërkon transferimin e Saul Niguezit te Roma

Mourinho kërkon transferimin e Saul Niguezit te Roma

Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pas një huazimi aspak të mirë te Chelsea.

Mesfushori spanjoll nuk arriti të ambientohet në futbollin anglez gjatë qëndrimit një vjeçar si i huazuar te klubi londinez.


27-vjeçari zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha garat kryesisht si zëvendësues duke shënuar vetëm një gol.

Por e ardhmja e tij duket larg kryeqytetit spanjoll, pasi trajneri Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Saul mund ta vazhdoj karrierën në Itali, ku Roma është skuadra që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtori sportiv Thiago Pinto që t’i nis bisedimet me Atleticon.

Giallorosët duan huazimin e Saul Niguez për një edicion me mundësi blerje për shumën e 25 milionë eurove.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e lartë e lojtarit i cili fiton 12 milionë euro bruto në sezon dhe Roma i ka bërë të qartë futbollistit se maksimumi që mund t’i ofrojë është katër milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij

Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij

La Liga
E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

Ndërkombëtare
Juventusi synon transferimin e dy yjeve të Manchester United me një ofertë qesharake

Juventusi synon transferimin e dy yjeve të Manchester United me një ofertë qesharake

Serie A
UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë "kafshë"

Përfaqësueset

"Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Gjermani" - Duka flet për mediat italiane rreth Euro 2024 dhe investimeve të mëdha në Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë
Barcelona mund ta shes Alejandro Balden, por vetëm me një kusht

Barcelona mund ta shes Alejandro Balden, por vetëm me një kusht

La Liga
Kalo në kategori