LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do Donnarumman ose Oblakun në vend të De Geas

Mourinho e do Donnarumman ose Oblakun në vend të De Geas

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i interesuar që të arrijë marrëveshje me portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma ose atë të Atletico Madridit, Jan Oblak.

The Sun shkruan se largimi i Davdi de Gea drejt Real Madridit, duket tashmë i sigurt dhe United ka filluar të mendojë seriozisht për pasardhësin e tij.


Oblak shihet si portieri i parë që mund të aterojë në Old Trafford, por klauzola e tij mbetet e lartë pasi për të kërkohen 85 milionë funte.

Donnarumma po ashtu shihet si emër i dukur edhe pse ka vetëm 18 vjet.

Po ashtu në listë është edhe portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel. /Telegrafi/