LAJMI I FUNDIT:

Mourinho drejt largimit, Roma ka katër opsione për ta zëvendësuar portugezin

Mourinho drejt largimit, Roma ka katër opsione për ta zëvendësuar portugezin

E ardhmja e Jose Mourinhos duket se do të jetë larg kryeqytetit italian Roma.

Trajneri portugez po kalon vitin e tij të dytë në kryeqytetin italian dhe pritet të largohet në fund të sezonit edhe pse ka kontratë edhe për një vit tjetër.

Mediat në Francë e kanë bërë fakt të kryer që Mourinho do ta marrë drejtimin e kampionit në fuqi të Ligue 1, Paris Saint Germain.

Ndërkohë La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Romës nuk po rrinë duarkryq dhe kanë menduar për trajnerin e ri që do ta zëvendësojë portugezin në Olimpico.

Antonio Conte mbetet favoriti kryesor dhe njëherit trajneri më i dashur nga publiku që ta marrë drejtimin e Romës.

Por pas Contes në radhë është Roberto de Zerbi i cili po bën punë të mrekullueshme në Ligën Premier me Brightonin, derisa ka bërë mirë sa ishte edhe në Serie A me Sassuolon.

Mourinho te PSG? Roma ka gjetur zëvendësuesin e tij
Lexo po ashtu Mourinho te PSG? Roma ka gjetur zëvendësuesin e tij

Dy emrat e tjerë në listën e Giallorosëve janë edhe Thiago Motta që po bën mirë si trajner i Bolognës si dhe portugezi Ruben Amorim që aktualisht e udhëheq Sportingun e Lisbonës.

Gjithsesi këta janë vetëm disa opsionet për ta zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili vendimin përfundimtar do ta marrë në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori