LAJMI I FUNDIT:

Mourinho, trajneri i parë që arrin shpenzime mbi 1 miliard funte për transferime – vetëm dy trajnerë tjerë i afrohen portugezit (Foto)

Mourinho, trajneri i parë që arrin shpenzime mbi 1 miliard funte për transferime – vetëm dy trajnerë tjerë i afrohen portugezit (Foto)

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është bërë menaxher i parë në futboll që ka arritur të shpenzojë mbi 1 miliardë funte për transferime të futbollistëve, ndërsa pasohet nga Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, analiza e shpenzimeve të të gjitha kohërave të menaxherit të Manchester United tregon se ai tani ka shpenzuar pak më shumë se 1.1 miliardë në 17 vjet si trajner, ndërsa ky ‘rekord’ i tij erdhi pas shpenzimeve në këtë verë, me blerjet e Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic.


Legjenda e Unitedit lavdëron Mourinhon rreth transferimeve të bëra
Lexo po ashtu Legjenda e Unitedit lavdëron Mourinhon rreth transferimeve të bëra

Pep Guardiola, kundërshtari i Mourinho në Spanjë dhe rivali aktual lokal me Manchester Cityn zë vendin e tetë si trajneri më shpenzues me plot 859 milionë funte, por ka karrierë pak më shumë se gjysma e ‘Special One’ dhe mund të llogaritet edhe si i dyti.

Guardiola me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn arrin shifrën magjike të 1 miliard eurove për transferimin e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Guardiola me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn arrin shifrën magjike të 1 miliard eurove për transferimin e lojtarëve (Foto)

Llogaritjet e Daily Mail thuhet se janë marrë te vlerat e ponderuara të funteve në kohën e çdo transaksioni në llogari të qëndrueshmërisë.

Mourinho dhe Guardiola janë konsideruar të dy në mesin e menaxherëve më të mirë të të gjitha kohërave – megjithëse të dy kanë pasur shpenzime masive për të arritur suksese në karrierat e tyre menaxheriale.

Menaxheri i dytë që iu ofrohet afër shpenzimeve të Mourinhos dhe kalon ato të Guardiolas është trajneri i Bayern Munchut, Carlo Ancelotti, ku me nëntë klubet që ka udhëhequr në 22 vjet, ka shpenzuar 970 milionë funte bruto deri tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori