Mou nxeh atmosferën: PSG, skuadra më agresive

Kampioni i Ligue 1 udhëton në Londër për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, derisa takimi në Parc de Princes përfundoi 1-1.
“Ekipi më agresiv ndaj të cilit kemi luajtur këtë sezon është Paris Saint-Germaini”.
“Duhet të jem i sinqertë, kam menduar se një skuadër angleze nuk do të befasohej asnjëherë nga loja agresive, sepse e kemi në vendin tonë”.
“Kemi luajtur ndaj ekipeve nga Championshipi në Kupë, kundër skuadrave nga League One dhe Shrewsbury nga League Two, por ekipi më agresiv ishte PSG”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































