LAJMI I FUNDIT:

Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Vendimi i Mason Mount për tu larguar nga Chelsea në drejtim të Manchester United nuk ka të bëjë me ‘arsye futbolli’.

Mesfushori anglez kompletoi lëvizjen tek “Djajtë e Kuq” për 55 milionë euro verën e kaluar, duke i dhënë fund aventurës tek Chelsea, klub tek i cili i mori hapat e parë.

Mount kishte pasur një vit të mbetur në kontratën e tij me londinezët dhe qëllimi i tij gjithmonë kishte qenë që të qëndronte në ‘Stamford Bridge’, por Chelsea u detyrua ta shesë atë për shkak të vështirësive financiare.


Kalimi i Mount tek Unitedi nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje si startues në të gjitha garat.

25-vjeçari u rikthye së fundmi në stërvitje pasi kishte mbetur jashtë fushave për katër muaj si pasojë e një lëndimi.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, lëvizja e Mount tek Unitedi nuk kishte të bëjë me ‘arsye futbolli’. Ai përfiton rreth 200 mijë euro në javë në ‘Old Trafford’, një shumë jashtëzakonisht më e madhe se sa ajo që kishte marrë në ‘Stamford Bridge’.

Arsenali dhe Liverpooli ishin gjithashtu të interesuara për Mount, por refuzuan që t’i plotësojnë kërkesat financiare dhe kështu ai zgjodhi qytetin e Mançesterit si destinacionin e radhës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori