LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet sot (e premte, 21 march) nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore si dhe lënia e vendit masave ajrore me origjinë jugore nga orët e mesditës e në vazhdim.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, nga orët e pasdites vranësira deri mesatar të larta transparente fillimisht përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 10-13m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


Temperaturat parashikohen nga -2 në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/