LAJMI I FUNDIT:

Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse minimalja do të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Në njoftim thuhet se të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, dhe po ashtu gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.


E martë – mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezentë. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E mërkure- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta,
kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

HMK po ashtu njofton se, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/