LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë kaplon Greqinë, era që fryn me 100 km/h merr gjithçka para vetes – raportohet për shtatë të vdekur

Moti i ligë kaplon Greqinë, era që fryn me 100 km/h merr gjithçka para vetes – raportohet për shtatë të vdekur

Në Halkidiki të Greqisë stuhia e fuqishme ka bërë që e gjithë zona përreth të braktiset nga banorët, ku erërat e forta që frynin me 120 kilometra në orë kanë shkatërruar gjithçka para vetes.

Siç raportojnë mediat greke, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në mesin e tyre edhe dy fëmijë, kurse 120 tjerë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Ky ishull është goditur nga era e fortë që frynte me mbi 100 kilometra në orë, kurse me vete mori tavolina, karrige, mobile të ndryshme, shkulte drunjtë nga toka dhe i përplaste mbi vetura e restorante.

Një shtetase rumune ka humbur jetën kur era e fortë përplasi një kiosk në afërsi të saj, dhe kulmi përfundoi mbi kokën e saj. E i biri 8-vjeçar i viktimës derisa u mundua ta ndihmonte të ëmën, era e ngriti larg dhe më pas e përplasi për tokë, goditje kjo që ishte fatale për vogëlushin.

Si rezultat i motit të ligë, autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse në komunikatën e lëshuar se mbrëmë janë lënduar qindra persona.

E në Facebook janë publikuar video të ndryshme që tregojnë kaosin e krijuar në këtë vend, ku shumë turistë bënë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të keqes.

Një video shfaq momentin kur vetëtima godet në zonën e banuar dhe shkaktohet një shpërthim shumë i fuqishëm, se për çfarë bëhet fjalë shikoni videot e publikuara më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori