LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë kaplon Francën, një burrë mundohej ta mbronte veturën nga topat e akullt

Moti i ligë kaplon Francën, një burrë mundohej ta mbronte veturën nga topat e akullt

Moti i ligë ka kapluar disa pjesë të Francës, ku breshëri me madhësi të topit të tenisit ka mbuluar zona të caktuara të këtij vendi.

Në anën tjetër meteorologët kanë paralajmëruar se kanë regjistruar numrin rekord të rrufeve – 73.700, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në internet janë publikuar video të shumta të stuhisë, njëra nga zgjuar interesim të madh tek mijëra qytetarë nga e mbarë bota.

Një burrë shihet se si në të gjitha mënyrat mundohet ta mbroj veturën e tij nga topthat e akullt.

Ai kishte vënë në kokë një kuti kartoni, e kutitë e tjera i vendoste mbi veturë duke shpresuar se do ta shpëtoj nga dëmtimet e breshrit. /Telegrafi/