Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe këtë fundjavë vendi Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.


Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s. /Telegrafi/

465838486 975421244582591 2640649419040158646 n

466155268 975421307915918 4091546472240284975 n