Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 24 dhe 26 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Kushtet e favorshme atmosferike pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar mundësi të mira për aktivitete në natyrë dhe lëvizje jashtë ambienteve të mbyllura. /Telegrafi/