LAJMI I FUNDIT:

​Mosunifikimi i tarifave doganore pengesë për bashkëpunim rajonal

​Mosunifikimi i tarifave doganore pengesë për bashkëpunim rajonal

Në panelin për diskutim në punëtorinë për promovimin rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkim Syjka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë theksoi se zëri komunitetit të biznesit, vlerësoi se nuk ka një gjuhë të përbashkët ndërmjet bizneseve dhe qeverive për evidentimin dhe zgjidhjen e barrierave nëpër kufi dhe në brendi të tregjeve.

Syjka ngrit si shqetësuese mosunifikimin e tarifave doganore.


“Tarifat për agjencitë doganore, këto çmime janë të diferencuara dhe nuk ka unifikim për këtë”, tha ai.

Edhe Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore tha se duhet një fokus për eliminimin e barrierave që kanë bizneset si me Shqipërinë, me Kosovën dhe me Maqedoninë Veriore.

Hoxha tha se është e pakuptimtë që Maqedonia e Veriut e cila ka një suficit tregtarë me Kosovën nuk rregullon infrastrukturën rrugore në drejtim të Kosovës, derisa kjo e fundit me një deficit tregtar ka ndërtuar një autostradë moderne në drejtim të Maqedonisë Veriore.

Hoxha ka kërkuar lehtësim dhe bashkëpunim rajonal. /KP/