Moska me kërkesë për Washingtonin, për hetim të plotë pas sulmeve mbi Ushtrinë siriane

Rusia i parashtroi një kërkesë Washingtonit për të nisur një hetim të hollësishëm në lidhje me sulmin tragjik të koalicionit ndërkombëtar, kundër një pozicioni të forcave siriane, ku u vranë më shumë se 60 ushtarë.
“Moska shprehet thellësisht e shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. I bëjmë thirrje partnerëve tanë amerikanë për të nisur një hetim të detajuar dhe për të marrë masa konkrete për shmangien në të ardhmen të incidenteve të tilla”, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. “Pilotët, siç mund të, besohet nuk u janë bindur urdhrave të Washingtonit, duke filluar nga këndvështrimi i neglizhencës kriminale apo mbështetjes së drejtpërdrejtë ndaj terroristëve të Shtetit Islamik”!
Nga
Telegrafi
18/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































