LAJMI I FUNDIT:

Mosekzekutimi i pagave për grevistët, Miftaraj: Veprime në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse

Mosekzekutimi i pagave për grevistët, Miftaraj: Veprime në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse

U bë një javë prej qëkur ka filluar greva e përgjithshme e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) e cila është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale. I menjëhershëm ka qenë një vendim i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht i Ministrisë së Financave duke mosekzekutuar pjesërisht pagat në sektorin publik në fillim të muajit shtator, për muajin gusht.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po e konsideron të palogjikshme dhe të padrejtë që grevistëve t’iu pezullohen apo ndalen pagat.


Ai tha se këto veprime hyjnë në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse.

“Veprimet e Ministrisë së Financave dhe qeverisë, hyn në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse, andaj si të tilla mund të konsiderohen se nuk janë proporcionale”, tha Miftaraj, për Telegrafin.

Ai  po ashtu tha se Kosova me ligj garanton të drejtën për grevë dhe se Qeveria e Kosovës nuk është duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e grevistëve.

Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën
Lexo po ashtu Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën

Miftaraj tha se sindikata është kujdesur që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që greva të jetë e ligjshme dhe në pajtim me obligimet që dalin nga ligji.

“Kosova me ligj garanton të drejtën për grevë, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në Kosovë në grevë. Përjashtimisht kjo e drejtë nuk është për disa prej organeve të tjera me interes të veçantë për Republikën e Kosovës. Përderisa, sindikata ka paralajmëruar grevën muaj më parë dhe është kujdesur që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që greva të jetë e ligjshme dhe në pajtim me obligimet që dalin nga ligji. Përderisa në aspektin ligjor, sindikata është kujdesur deri në detaje që greva të jetë në pajtim me ligjin dhe praktikat ndërkombëtare, që dalin nga konkluzionet apo rekomandimet e ekspertëve ligjorë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës”, ka thënë ai.

Ai tha se fatkeqësisht nuk janë duke pa vullnet nga ana e Qeverisë për të zhvilluar dialog konstruktiv me grevistët.

“Në anën tjetër, fatkeqësisht, nuk është se jemi duke parë vullnetin e duhur nga ana e Qeverisë për të zhvilluar dialog konstruktiv me grevistët dhe duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e tyre”, shtoi ai.

Miftaraj u shpreh se qeveria dhe grupet e interesit të lidhura me qeverinë janë duke e lexuar një nen të ligjit mbi grevat në mënyrë të izoluar.

“Fatkeqësisht, si qeveria ashtu edhe grupe të interesit të lidhura me qeverinë, janë duke e lexuar një nen të ligjit mbi grevat në mënyrë të izoluar duke anashkaluar interpretimin e qëllimit të legjislacionit që ndërlidhen me Grevat, Bashkimin Sindikal, dhe çështjet tjera që lidhen me të drejtat e grevisteve në kontekstin Kosovar”, tha Miftaraj.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje kishte thënë se “s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë”. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni Ligjin për Greva të Republikës së Kosovës:

https://ip.rks-gov.net/wp-content/uploads/Ligji-per-Greva.pdf

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori