Procesi i privatizimit në Kosovë, i kritikuar për menaxhim të dobët, është cilësuar nga ekspertë të fushës si dështim, në veçanti në veriun e Kosovës, ku nuk është shtrirë, siç thuhet, në tërësinë e tij.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ndërkaq, thotë se procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre e ka zhvilluar në përputhje me Ligjin në gjithë territorin e Kosovës, pa dallime etnike.
Sipas saj, ekskluzivitetin e privatizimit të pronës shoqërore në gjithë territorin e Kosovës e ka vetëm Agjencia dhe ky mandat buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Ligji për këtë agjenci, thonë zyrtarë të AKP-së.
Kryesuesi i njësisë për marrëdhënie me publikun në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Veton Hajdini, në një përgjigje përmes postës elektrike, ka thënë se edhe në zonat e banuara më shumicë serbe ka pasur disa privatizime të pronave të ndryshme të ndërmarrjeve, si toka bujqësore, ndërtesa administrative, depo, dyqane, fabrika, hotele dhe lokale të tjera.
Megjithatë, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ish anëtarë të bordit të kësaj agjencie konsiderojnë se AKP nuk ka arritur që të privatizojë asetet e ndërmarrjeve shoqërore në komunat e banuara me shumice serbe.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxahliu, e quan dështim të agjencisë privatizimin e aseteve në zonat e banuara me shumicë serbe.
“Dhe në këtë drejtim, është e vërtetë se ka pasur procese të privatizimit në Kosovë, mirëpo një nga dështimet më të mëdha që ka përcjellë këtë proces është mos menaxhimi dhe mos privatizimi i pronave në zonat e banuara me shumicë serbe, apo në veri të Kosovës.”
“Prandaj, duhet tëkuptohet se ne po flasim për një tërësi territoriale, po flasim për një shtet dhe nëqoftë se një ligji vlen në Prishtinë, Ferizaj, e në Mitrovicë, atëherë duhet të jetë edhe në veri të Kosovës, apo në zonat tjera ku gjenden ndërmarrjet shoqërore të pa privatizuara”, ka thënë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, Naser Osmani, ish anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i tha Radios Evropa e Lirë se përpjekjet kanë ekzistuar për privatizime edhe në këtë pjesë, por ka pasur hezitime dhe mungesë të gatishmërisë së agjencisë për të privatizuar numër më të madh të pronave në këto komuna.
“Konsideroj se nuk ka pasur pengesa politike, por ka pasur mungesë të vullnetit për një qasje më të përkushtuar. Trajtimi i asaj pjese të ndërmarrjeve shoqërore konsideroj se është dashur të jetë pjesë e programit të tërësishëm të privatizimit dhe mos të ketë hezitim në tjetërsimin e pronës në pjesën veriore”, ka thënë Osmani.
Ai thotë se gjatë periudhës sa ka qenë anëtar i bordit janë privatizuar disa prona më kapital jo të madh, kurse blerës kanë qenë pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, pasi blerës nga shumica shqiptare kanë hezituar të blejnë asetenë ato pjesë.
Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë, në vitin 2003, janë shitur rreth 1,300 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore, me një vlerë prej mbi 660 milionë eurosh. /Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak