LAJMI I FUNDIT:

Mos i merrni barnat në plazh

Mos i merrni barnat në plazh

Nuk mjafton vetëm të merrni barnatoren lëvizëse në verime, por patjetër duhet t’i kushtoni kujdes ruajtjes së preparateve

Nga të gjitha barnat të cilat ju janë të nevojshme për rrugë, në vapë dhe lagështi më të ndjeshmit janë probiotikët dhe mjetet për dezinfektim të vragave, transmeton Telegrafi.


Shumica, edhe kur dëgjojnë këshillat e mjekëve, në verime marrin barnatoren e vogël lëvizëse, me preparatet themelore për sanimin e plagëve, alergjive, eventualisht temperaturës së lartë trupore apo problemeve me stomakun, harrojnë që në kushte joadekuate ato preparate mund të humbin efikasitetin, apo madje edhe të prishen dhe të shkaktojnë reaksione të padëshiruara.

Temperatura maksimale të cilën shumica e preparateve që i marrim me vete në udhëtim mund të përballojnë është temperatura e dhomës, nga 20 deri në 25 gradë Celsius dhe lagështinë e ajrit deri në 60 për qind.

Kur është fjala për probiotikët, numri i qelizave probiotike mund të ulet apo në rastet ekstreme edhe plotësisht të zhduket, mirëpo veprimi pozitiv i probiotikëve mund të mungojë edhe nëse një pjesë e kulturave probiotike mbetet gjallë, sepse nuk do të jetë mjaftueshëm efikas.

Kriteri i parë është se a është i paketuar mirë produkti në doza të veçanta, siç është qeska e vogël pluhurit, sepse kjo zvogëlon kontaktin cili produkt pas hapjes mund të ketë me faktorët e jashtëm – temperaturën, lagështinë, oksigjenin dhe dritën të cilat kanë ndikim negativ.

Probiotiku gjithsesi nuk është produkt i cili krijon efekt menjëherë pas aplikimit, si për shembull barnat kundër dhembjeve dhe për këtë shkak është e pakuptimtë të barten në çantën e plazhit.

Probiotikët të cilët kanë qenë të ekspozuar në temperaturë të lartë disa ditë, nuk do të kenë efekt.

Kur është fjala për këto preparate duhet marrë sipas llojeve të tyre, sepse nuk është njësoj a keni probleme me fryrje apo me gazra, ose dëshironi të pengoni diarrenë gjatë udhëtimit.

Hulumtimet tregojnë që kur temperatura e jashtme është 32 gradë, brenda veturës ajo mund të arrijë në 59 gradë në afat prej 90 minutash.

Prandaj, mos i lini barnat në vetura, merrni madje edhe nëse dilni për një kohë të shkurtër, për të bërë pushim gjatë udhëtimit, për kafe ose drekë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori