“Mos bëni analiza pa arsye” – rekomandimet e kirurgut Arbër Morina në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

Bërja e analizave të gjakut është kthyer në një praktikë të shpeshtë për shumë qytetarë, por sipas kirurgut abdominal Arbër Morina, kjo shpesh bëhet pa nevojë dhe pa indikacion mjekësor.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ai theksoi se një person i shëndetshëm nuk ka pse të bëjë analiza në mënyrë të vazhdueshme, në mungesë të simptomave apo shqetësimeve konkrete.
“Një njeri i shëndoshë nuk ka nevojë me bo analiza… në Kosovë ekzagjerohet me çështjen e analizave”, u shpreh Morina.
Sipas tij, kjo prirje jo vetëm që krijon shpenzime të panevojshme për qytetarët, por mund të çojë edhe në keqinterpretime të rezultateve, duke shkaktuar shqetësim të panevojshëm apo trajtime të gabuara.
Ai thekson se analizat laboratorike duhet të bëhen vetëm kur ekzistojnë shenja klinike ose kur rekomandohen nga mjeku, si pjesë e një procesi të strukturuar diagnostikimi.
“Nuk duhet me u ngut me bo analiza laboratorike, në qoftë se nuk ka ankesa”, shtoi ai.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
- YouTube www.youtube.com





















































