Ai është shprehur i gatshëm të veshë fanellën e Kosovës, por ende nuk ka vendosur përfundimisht për një gjë të tillë.Morina, që u transferua para pak ditëve në Sigal Prishtinë, e ka quajtur klubin kryeqytetas si më të mirin në trojet shqiptare.

Rikthimi i tij në kryeqytetin e Kosovës, nuk ka qenë rastësi, por i menduar që nga momentin kur e ka nisur karrierën si basketbollist.


Këto komente Morina i ka bërë në emisionin e sportit “Arena” në televizionin “Tribuna Channel”.

Ai ka folur edhe më shumë gjëra tjera, në mesin e të cilave ka thënë se do të dëshironte që në grup me Prishtinën në Euro Cup të jetë edhe ndonjë skuadër nga Sllovenia, në mënyrë që t’iu tregohet sllovenëve se si luhet basketbolli.

Intervistën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Gazeta Tribuna/
 

telegrafi sport app