LAJMI I FUNDIT:

Morina: Duhet qasje e re për punësimin e të rinjve

Morina: Duhet qasje e re për punësimin e të rinjve

Fushata zgjedhore tashmë ka filluar dhe në listat e kandidatëve për asambletë komunale ka shumë të rinj.

E një prej tyre është edhe i riu nga qyteti i Vushtrrisë, Shpëtim Morina, i cili është futur në rrugëtimin e tij për këshilltar  komunal nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 50.


Morina është i diplomuar në nivelin Master të Fakultetit Juridik dhe ka të përfunduar provimin e jurisprudencës. Ai po ashtu ka të kryer edhe fakultetin e Shkencave Teknike “Informatike Inxhinierie”.

Morina vjen nga një familje me traditë sa i përket shkollimit dhe mësimdhënies, ai është biri i veteranit të arsimit në Vushtrri, Izet Morina.

Morina në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ajo që e ka shtyrë t’i hyjë kësaj gare është ndryshimi i qasjes në punësim.

“Arsyet që më kanë shtyrë t’i hyjë kësaj gare janë ndryshimi i qasjes në punësim, krijimi i një hapësire më të madhe për të rinjtë e shkolluar dhe barazia në konkurse”, ka thënë ai./Telegrafi/