LAJMI I FUNDIT:

Moreno largohet nga Liverpooli, afër transferimit në Serie A

Moreno largohet nga Liverpooli, afër transferimit në Serie A

Mbrojtësi i majtë, Alberto Moreno pritet të largohet nga Liverpooli.

Spanjolli nuk kishte hapësira të shumta dhe ka kërkuar largimin nga skuadra angleze.


Nën urdhrat e Jurgen Klopp, Moreno ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier.

Është skuadra e madhe italiane, Napoli që po kërkon transferimin e spanjollit në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se dy klubet tanimë kanë filluar bisedimet për transferimin e Morenos.

24-vjeçari mund t’i bashkohet Napolit për 10 milionë euro. /Telegrafi/