eksperti-banner

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një nga ato personazhe që gjithmonë rrëmben vëmendjen me paraqitjet e saj.

Morena është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.


Shpesh, modelja e njohur preferon të ndajë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, taraku ka publikuar një video, ku shfaqet teksa ushqehet me dy lugë në një pjatë me ushqim.

"Si ndjehem pas një dite të zakonshme pune", ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj videoje, duke treguar dëshira për të ngrënë sa më shumë ushqim, e bënë që të hajë në këtë mënyrë.

Ndërkohë, ka qenë reperi Ledri Vula ai i cili ka vendosur ta ngacmojë bukuroshen nga Peja duke i lënë një koment.

“Kur kam qenë i vogël, gjyshja më thoshte mos ha me dy lugë se i merr dy gra”, ka qenë komenti i Ledrit, i cili ka bërë për të qeshur shumë prej komentuesve të tjerë. /Telegrafi/

after Foto: SC/Morena Taraku/Instagram