Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, tash e një kohë ka qenë një nga emrat më të përfolur e më të zëshëm në shtypin rozë.

Kjo ngase ajo u përfol për një skandal doganor, që ka të bëjë me një veturë të tipit "Bentley" që e ka sjell nga Gjermania në Kosovë, e cila tashmë është sekuestruar nga Policia e Kosovës.


Pas gjithë kësaj, 26-vjeçarja vendosi që të pauzojë nga rrjetet sociale, me pretekstin se është e lodhur nga skandalet dhe thashethemet e shumta.

morena1 2 Foto: Morena Taraku/InstaStory

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), Morena është rikthyer në Instagram me një shkrim mjaft interesant, por njëherësh edhe të çuditshëm.

"Unë di shumë gjëra, por jo edhe aq sa Zoti. Ai i din të gjitha dhe unë besoj në të. Nuk ma do zemra të lëndoj askënd, aq më pak ata që kanë ngrënë bukë në të njëjtën sofër me mua.. edhe pse ata e bën".

"Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime", ka shkruar mes të tjerash artistja nga Peja.

morenataraku 70487393 2587242478176839 3680908136619091818 n 1 e1573048451708 Morena Taraku rikthehet në Instagram (Foto: Instagram)

Ndryshe, Morena që disa vite është zhvendosur në Turqi, ku edhe po e zhvillon karrierën e saj prej këngëtareje, ndërsa së fundmi publikoi edhe këngën e re me klip "Missed Call". /Telegrafi/