Ashtu siç kishte paralajmëruar prej disa ditësh, bukuroshja Morena Taraka ka publikuar këngën e saj më të re.

"Swag" mban titullin projekti i ri muzikor i saj, i cili siç është shprehur vet ajo flet për jetën private të saj, në veçanti luksin të cilin ajo e shijon.


morena2 Foto: YouTube

Melodia e këngës është realizuar nga NLS, i cili ka shkruar edhe një pjesë të tekstit, ndërsa pjesën tjetër e ka shkruar vet Morena.

Klipi i këngës është mjaft ekstravagant, dhe në të bukuroshja nga Peja vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese.

morena1 Foto: YouTube

Për anën vizuale është kujdesur MAX Production, në Shqipëri.

Morena tash e sa kohë është zhvendosur në Turqi, dhe ka përqendruar të gjitha aktivitetet e saj atje. /Telegrafi/