0Shares

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të jetë e shumë komentuar në media.

Ajo njihet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk heziton që për asnjë çast ta ekspozojë në rrjetet sociale.

Morena ka treguar se i ka shumë në qejf veturat, ndërsa deri më tani ka vozitur një veturë të tipit “Porche”.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Por, duket se së fundmi, Taraku ka vendosur t’i bëjë një zëvendësim, duke e pajisur veten me një veturë edhe më luksoze të tipit “Range Rover”.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe përbrenda veturës së re, ku ka treguar ambientet e brendshme të ‘Rang Rover’-it të saj më të ri.

Fansat e shumtë kanë komentuar në fotografi, duke e uruar modelen për blerjen e re. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)