Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë një personazh që komentohet për jetën e saj.

Shumë momente nga jeta e përditshme, ajo i ndan me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, të cilët janë mbi 1.1 milion sosh.


Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka publikuar në llogarinë e saj, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini të zeza, teksa pozon pranë pishinës së saj.

Duke vënë në pah linjat trupore, Morena merr vëmendjen me këtë paraqitje, e cila është komentuar në masë të madhe nga ndjekësit esaj.

Morena përndryshe është zhvendosur prej vitesh në Staboll të Turqisë, ku ka investuar në blerjen e një vile luksoze në të cilën jeton. /Telegrafi/