LAJMI I FUNDIT:

Monika Salihu: Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitojë një njeri normal më në fund

Monika Salihu: Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitojë një njeri normal më në fund
Monika Salihu (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Gjatë mbrëmjes së të enjtes në darkën e të nominuarve të “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja e njohur Monika Salihu ka shprehur emocionet e saj dhe ka bërë një deklaratë lidhur me fituesin.

Monika u shpreh se, nëse do të ishte ajo fituesja e këtij edicioni, do të ishte personi më i lumtur në botë, me argumentin se kjo do të ishte hera e parë që fiton “dikush normal”.


Ajo vënë theksin në rëndësinë e normalitetit dhe të thjeshtësisë, duke lënë të kuptohet se jo gjithmonë fituesit duhet të jenë ata me personalitetet më ekstravagante apo me veprime më të bujshme.

“Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri më në fund”, tha ndër të tjerash ajo.

Interpretuesja e hitit “Tip Narcizoid” ka dëshmuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi që mund të mbetet e vërtetë ndaj vetvetes dhe të tregojë një imazh që nuk ka nevojë të jetë i teatralizuar për të tërhequr vëmendjen.

Buci i drejtohet Bleros në BBVK: Ke dështuar në estradë, do dështosh edhe këtu
Lexo po ashtu Buci i drejtohet Bleros në BBVK: Ke dështuar në estradë, do dështosh edhe këtu

Monika përndryshe është një nga të nominuarat këtë javë bashkë me: Edona James, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi, Alby, Lumbardh Salihu dhe Vesa Vllasaliun, dhe rrezikon të dalë në rast se nuk merr votat e duhura nga publiku. /Telegrafi/