LAJMI I FUNDIT:

Monika Kryemadhi në krye të LSI-së

Monika Kryemadhi në krye të LSI-së

Monika Kryemadhi është zgjedhur edhe zyrtarisht në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bashkëshortja e Ilir Metës, Zonja e Parë e Shqipërisë, tha në fjalimin e saj se LSI do të bëjë opozitë deri në pikën e fundit.


“Ne do e çojmë për skrap qeverinë e krimit dhe blerjes së votave”.

“Edi Rama dhe paratë e drogës mund të blejnë opozitën e tanishme, mund të blejnë ndonjë ndërkombëtar, por heshtjen e LSI nuk do e blejë kurrë,” tha ajo.

Ndërkohë në Konventën Zgjedhore të LSI nuk ishte i pranishëm Ilir Meta, president i zgjedhur.