LAJMI I FUNDIT:

Monchi: Nuk kishim fat në short, shpresojmë në kualifikim pasi ndeshja kthyese luhet në Olimpico  

Monchi: Nuk kishim fat në short, shpresojmë në kualifikim pasi ndeshja kthyese luhet në Olimpico  

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka zbuluar se i pëlqen që ndeshje kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Barcelonën do të luhet në Olimpico, ndërsa katalunasi i cilësoi si kundërshtar të fortë.

Monchi pranoi se Roma nuk ishin shumë me fat në shortin që i tërhoqi me Barçën, të cilët ende janë të pamposhtur në Evropë dhe në La Liga këtë sezon, por e kanë bërë të qartë se ai kishte ‘besim’ në Giallorossët e tij.

Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Juventus - Real Madrid ndeshja kryesore
Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Juventus - Real Madrid ndeshja kryesore

“Ne nuk ishim shumë me fat, por duam të luajmë këtë kualifikim”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv, Monchi për Premium Sport.

“Kam besim në ekipin tim, ne duhet të dalim me dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”.

Monchi ka besim te Roma e tij (Getty Images)

“Ne e dimë se Barcelona është një nga ekipet më të mira në botë, por ne duhet të mendojmë se mund të ecim përpara”.

 Barcelona nuk ka ende humbje në këtë sezon (Getty Images)

“Në futboll, luani 11 kundër 11. Nëse bëjmë gjërat siç duhet, mund të ecim përpara. Barça nuk është vetëm Messi, ata janë një ekip shumë i mirë, por Roma mund t’i mposht”.

“Barcelona e Valverdes është më e balancuar, ata janë përmirësuar shumë në mbrojtje dhe janë rritur shumë”.

Totti: E donim Sevillen ose Liverpoolin, Barcelona e fortë por edhe ata shqetësohen nga Roma
Lexo po ashtu Totti: E donim Sevillen ose Liverpoolin, Barcelona e fortë por edhe ata shqetësohen nga Roma

“Avantazh luajtja e ndeshjes së parë në Barcelonë? Më pëlqen fakti se kthimi do të luhet në Olimpico”.

“Nëse ne largohemi nga Camp Nou me një rezultat të mirë, ne mund të kemi një lojë të mirë me tifozët tanë pas nesh”, përfundoi drejtori sportiv i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori