Granit Xhaka arriti të shënonte gol në përballjen që e organizuan së bashku me Milot Rashicën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja që përfundoi 4-4, solli shumë emocione për disa lojtarë që ishin të pensionuar nga futbollit, basketbollistë dhe këngëtarë.

Por, emocionet nuk munguan as te të pranishmit në stadium, sidomos në momentin kur Granit Xhaka shënoi për rezultatin 3-3.

“Yjet” dhurojnë spektakël: Skuadrat e Xhakës dhe Rashicës shënojnë tetë gola në ndeshjen bamirëse “Yjet” dhurojnë spektakël: Skuadrat e Xhakës dhe Rashicës shënojnë tetë gola në ndeshjen bamirëse

Ylli i Arsenalit shënoi një gol të bukur në pjesën e dytë, duke e bërë më pas shqiponjën me duar, gjë që i emocionoi të gjithë.

Ndeshja bamirëse e organizuar nga Xhaka dhe Milot Rashica u bë për t’u dalë në ndihmë dhjetë familjeve kosovare, gjersa nuk munguan shumë personalitet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/