LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur West ndërpret koncertin pasi mori lajmin për atë që i ndodhi gruas së tij (Video)

Momenti kur West ndërpret koncertin pasi mori lajmin për atë që i ndodhi gruas së tij (Video)

Kanye West është detyruar që ta ndërpresë koncertin pas lajmit që Kim Kardashian është mbajtur me armë në Paris.

Këngëtari amerikan ishte duke performuar në kuadër të Festivalit Meadows në New York, kur e ka ndërprerë performancën e tij.


Kim përjeton tmerr në Paris, mbahet me armë nga persona të veshur si policë dhe i vidhen miliona (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kim përjeton tmerr në Paris, mbahet me armë nga persona të veshur si policë dhe i vidhen miliona (Foto/Video)

“Më falni, kam një urgjencë familjare, duhet ta ndërpres koncertin”, i ka thënë West publikut para se të largohej nga skena.

Më pas organizatorët e koncertit kanë sqaruar se këngëtari është dashur të largohej, pasi gruaja e tij kishte përjetuar një moment tmerri në Paris. /Telegrafi/