LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur policia hapë ormanin, brenda të cilit ishte fshehur i burgosuri që kishte tentuar të arratiset (Video)

Momenti kur policia hapë ormanin, brenda të cilit ishte fshehur i burgosuri që kishte tentuar të arratiset (Video)

I burgosuri për vrasje ishte fshehur në një orman, duke tentuar se kështu do të arrij të ikë nga burgu.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur një burrë hapë ormanin me çekan, derisa pranë tij po qëndronin policia, transmeton Telegrafi.


Ai thyen me çekan derën e ormanit, ku brenda tij ishte fshehur i burgosuri i cili dukej i zhgënjyer që nuk arriti të ikë nga burgu.

Tentim arratisja ka ndodhur në Yurimaguas në provincën peruane Loreto. 28-vjeqari Delmar Guerra Vela, që tentoi të ikë nga burgu është rikthyer sërish në qeli nga gardianët, pasi kishin vërejtur se brenda ormanit dikush ishte fshehur.

Derisa kishte qëndruar në burg, Vela kishte ndërtuar ormanin në punëtorin e burgut, ndërkaq besohet se një gardian është i përfshirë në këtë skandal që e kishte ndihmuar të burgosurin ta mbyll ormanin me gozhda dhe ta nxjerr nga burgu. /Telegrafi/